Secondary Adv

Protesta, nga ora 09:45 bllokim qarkullimi ne bulevardin prane Bashkise se Tiranes

Partia e Lirisë, Rithemelimi dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të mbajnë sot një tjetër protestë para Bashkisë së Tiranës.

 

Për shkak të protestës, Policia e Shteti ka njoftuar se nga ora 09:45 do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

 

“Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, ditën e nesërme, në orën 09:45 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

 

Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe”, njofton policia.

 

Këto masa vijnë, pas dy protestave të dhunshme para Bashkisë së Tiranës, ku protestuesit hodhën molotovë, duke rrezikuar edhe jetën e policëve. Policia u bën thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve të shmangen nga çdo akt dhune dhe të respektojnë ligjin.

 

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore.

 

Policia u bën thirrje organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime të respektojnë ligjin dhe të distancohen nga çdo akt dhune”, thuhet në njoftim./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat